14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Në vend se te marrim vendime për qytetarë, ne bëjmë këso debatesh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme edhe njëherë ka adresuar kritika për natyrën e debateve që po zhvillohen në Kuvend.

Haradinaj ka thënë se sa diskutohet vazhdimisht për të njëjtën temë, është mirë që miratohen ligje e te merren vendime në të mirë të qytetarëve.

Ai ka thënë se për çdo çështje që ka të bëjë për të mirën e popullit, të bashkohen dhe jo të bëjnë debate të cilat nuk i shërbejnë qytetarit.

Haradinaj poashtu ka adresuar kritika ndaj opozitës lidhur me kritikat për shëndetësi e gjyqësor, duke thënë se ministrat e ri në at gjendje e kanë gjetur.

“Qeveria është e ndërtume, është në funksion, po punon, po merret me tema. Nuk po e di a po hetoni, si do qe të jetë na po merremi me tema për qytetarët/ Edhe ushtria ju që ceket, na i favorizojmë ndryshimet kushtetuese. Sa i përket kritikave për ministrin e shëndetësisë, është vështirë për një ministër që sa ka marr postin ti zgjidh problemet. Nashta e ka përcjell gjendjen, por s’mundet me ti jep krejt përgjigjet. NË rastin e vdekjeve të pacientëve, na kemi bërë hetime si procedurë e paraparë për këto raste. Po ankoheni për Haden. Po çka me bë unë, unë e kam gjete në at gjendje, shtëpitë kanë qenë të ndërtuar aty, unë e kam gjete problemi ashtu, unë veç se jam mundu me zgjedh problemin. Pastaj korrupsioni e gjyqësori, të bëhemi bashkë e luftojmë bashkë. Sa rasti është që merr shumë vite, atëherë të bëhemi bashkë, të bëjmë një gjyqësor efikas. Mu po me dhimbet Kosova që po bëjmë këso debate, në vend që të merremi me probleme të qytetarëve, kemi shumë ligje, na presin shumë vendime për qytetarët” ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img