Site icon PrishtinaPress

Haradinaj në takimin me Hovenier: Të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, është takuar sot gjatë ditës me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është shprehur falënderues për për angazhimin e ambasadës në Kosovë në mbështetje të vizitës që realizoi në ShBA

“Z. Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Departament të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO”.

“Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version