2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj në SHBA: Kosova nuk ka rënë pre e influencës së Kinës dhe Rusisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në SHBA, ku po merr pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Jim Jones, rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike.

Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresmenëve të SHBA si dhe udhëheqësve nga Evropa Juglindore, kanë diskutuar për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit.

“Siguria vjen e para. Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet Kineze dhe Ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë Kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se Kosova me krenari është rreshtuar në krah të SHBA-së dhe partnerëve të saj dhe  se ky qëndrim i qartë forcon partneritetin dhe miqësinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img