-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj në Rahovec: Aleanca me vizion të qartë për ndryshim, dhe për Kosovën pjesë të NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Rahovec. 

“24 vjet më parë, Aleanca nisi rrugëtimin e saj edhe në Rahovec. Mes këtij populli bujar e punëtor, Aleanca, natyrshëm gjeti një mbështetje masive, që u kthye në një qeverisje e cila ndryshoi për të mirë Rahovecin, ngriti mirëqenien e qytetarëve dhe i dha shtysë të fortë zhvillimit ekonomik”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se Kosovës po i afrohet ndryshimi i madh, për punëtorin e pensionistin, kategoritë e lirisë, e të gjithë qytetarët. 

“Para strukturave dhe qytetarëve të Rahovecit, të mbledhur sot në festën e Aleancës, shpreha përkushtimin tim për të vazhduar mbështetjen për Rahovecin. Gjithashtu, i sigurova se për vendin po afrohet ndryshimi i madh, për punëtorin e pensionistin, kategoritë e lirisë, e të gjithë qytetarët. Koalicioni i udhëhequr nga Aleanca, ofrohet para qytetarëve me vizionin e qartë për ndryshim, për zhvillimin ekonomik dhe për Kosovën e fortë e të sigurtë, pjesë të NATO-s e të rreshtuar me Amerikën e botën demokratike”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img