Site icon PrishtinaPress

Haradinaj në Pentagon, Tahiri: Nga kjo portë mori bekimin për Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA.

Haradinaj sot ishte në Pentagon, ku takoi zyrtarët e lartë amerikanë.

Për vizitën e kreut të AAK-së, ka traguar shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.

“Nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur e mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtes Mattis për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sot po hyn për të argumentuar nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, shtoi ai.

Tahiri ka ndarë pamje dhe një pjesë nga momenti i hyrjes në Pentagon.

Exit mobile version