Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që krerët e shtetit të nisin dialogun me serbët e Kosovës për t’u kthyer në vendet e punës nëpër institucione.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë, duke thënë se e ka shpërfillur kërkesën e Amerikës për targa.
“Edhe veprimet e deritashme të institucionve të Kosovës, nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar. Kryeministri në vend të përfillte kërkesën e Amerikës, zgjodhi skenarin e zbatimit në faza të marrëveshjes, me çka i dha hapësirë Serbisë ta luajë viktimën. Presidentja nuk ka vepruar në përputhje me situatën, duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Të gjithë këta kanë filluar të kërkojnë faktorë fajtorë”, deklaroi Haradinaj./Prishtinapress/