5.1 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj në Kamenicë: GEN-I i jep pare LVV-së, e kjo qytetarët pa rrymë (VIDEO)

Simpatizantët kamenicas të koalicionit AAK-Nisma me partnerët e tyre, u mblodhën ditën e sotme në një sallë të kësaj komune, por jo krejt patën ku të ulen.

Megjithatë, të gjithë u çuan në këmbë kur erdhi kandidati për kryeministër i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, i cili me të filluar fjalimin tregoi që këtë komunë kufitare e njeh mirë.

Të tubuarve u foli për, siç tha, një punë të madhe që e ka kryer, pothuajse.

Haradinaj i paralajmëroi kamenicasit se ata dhe krejt Kosova do t’i kenë punët keq edhe me energjinë elektrike nëse Albin Kurti vazhdon të jetë kryeministër.

U premtua se me këtë koalicion, situata do të jetë ndryshe, sidomos në këtë zonë.

Fatmir Limaj kërkoi që të mos përsëritet ajo që ndodhi 4 vjet më parë.

Kandidati kamenicas për deputet i këtij koalicioni tha se qeveria e Haradinajt e Limajt me partnerë do të krijojnë miq e bashkëpunëtorë, e jo armiq, gjithandej vendit.

Të tubuarve këtu iu tha që nëse duan ndryshime, duhet ta votojnë me patjetër këtë koalicion. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img