Site icon PrishtinaPress

Haradinaj në Ferizaj: Ky qytet ishte prioritet gjatë qeverisje tonë, e do të vazhdojë të jetë

Nga Ferizaji kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se ky qytet gjatë mandatit kur udhëheqte qeverinë ishte “prioritet” dhe se ashtu do të vazhdojë të jetë edhe pas 9 shkurtit.

“Ferizaj – prioritet i Kosovës Fituese! Ferizaj, në qeverisjen tonë ishte top prioritet i qeverisë. Ky përcaktim do të jetë kursi ynë edhe për qeverisjen e ardhshme. Mbështetje për bizneset, arsimin, shëndetësinë, familjet dhe pensionistët. Faleminderit Ferizaj për pritjen madhështore. 1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese”, shkroi Haradinaj.

Exit mobile version