Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sonte në dasmën e vajzës së bashkëluftëtarëve të tij, Nezirit dhe Mejremes.
Fitorja, që është edhe mbesa e Haradinajt, ka kurorëzuar me martesë dashurinë me partnerin e saj.
“I nderuar që unë e familja ime kaluam momente shumë të bukura, në mikpritjen e familjes Musolli nga Pjetërshtica, të cilët i falënderoj përzemërsisht” ka thënë mes të tjerash Haradinaj.
Ky është njoftimi i tij:
Mbesa ime Fitorja, e lindur në luftë, është e bija e dy bashkëluftëtarëve të mi, të orëve të para, Nezirit e Mejremes.
Sot ajo lidhi fatin e jetës me Arbnor Musollin. Urova shumë lumturi, mbarësi e harmoni për çiftin.
I nderuar që unë e familja ime kaluam momente shumë të bukura, në mikpritjen e familjes Musolli nga Pjetërshtica, të cilët i falënderoj përzemërsisht.