-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj në 13-vjetorin e vendimit të GjND-së: Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rreshtimi i Kosovës kah vlerat perendimore duhet të jetë i pakompromis.

Ai në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë se kjo ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.

“13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GjND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se rruga e vetme e Kosovës është kah vlerat perendimore.

“Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img