Site icon PrishtinaPress

Haradinaj në 10-vjetorin e lirimit nga Haga: Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me 10-vjetorin e lirimit nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Hagës.

Ai tha se sot është një datë e rëndësishme për të por edhe për vulosjen e pastërtisë së luftës çlirimtare.

“Edhe pse çlirimtar, luftëtar për liri në tokën time, më 17 nëntor 2004 jam ftuar për herë të parë për intervistim nga Gjykata e Hagës. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012 ka zgjatur ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë jam liruar si i pafajshëm, pas disa viteve jam ftuar për herë të dytë në rigjykim”, shkroi Haradinaj

Tutje, ai tha se lufta për pafajësinë e tij, zgjati po aq sa lufta për liri, teksa falënderoi të gjithë që besuan në pafajësinë e tij dhe iu gjenden pranë në të gjitha mënyrat./Prishtinapress/

Exit mobile version