Site icon PrishtinaPress

Haradinaj nderon ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Në Prishtinë u mbajt ceremonia e përkujtimit të 14 ushtarëve britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Këta ushtarë i nderoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se ata heronj dhanë gjithçka për paqe dhe liri, transmeton Klankosova.tv.

“Në sheshin “Edit Durham” në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke forcuar lidhjen e miqësisë e të partneritetit të përhershëm që na bashkon. Kosova, e ndërtuar mbi themelet e sakrificës dhe flijimit, qëndron krah për krah me botën demokratike. Sot, në këtë rrugëtim të përbashkët, synimi ynë është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, për t’i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e në botë”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.

Nderime te Memoriali i Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar bënë edhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Exit mobile version