Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur Ilir Bytyqin, vëllain e Yll, Mehmet e Agron Bytyqi të cilët ishin pjesë e batalionit ‘Atlantiku’ gjatë luftës në Kosovë, e që u vranë nga forcat serbe.
Haradinaj i ka dhuruar Ilir Bytyqit medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, për kontributin e çmuar të vëllezërve të tij.
“Familja Bytyqi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe shtetit të Kosovës në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar”, shkruan në mes tjerash Haradinaj në Facebook.