4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj nderon jetën dhe veprën e Adem Demaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Adem Demaçit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tha se Baca Adem gjithë jetën i shërbeu dhe e nderoi atdheun.

Adem Demaçi ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e Demaçit e dha nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Pas këtij lajmi, deputetët mbajtën një minutë heshtje dhe më pas e ndërprenë seancën.

Ky është postimi i kryeministrit Haradinaj pas vdekjes së atdhetarit të madh, Adem Demaçi:

“Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img