Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Mos të bëjmë hajgare, zgjedhjet në veri do të dështojnë përsëri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth organizimit të zgjedhjeve në veri që pritet të mbahet më 23 prill.

Haradinaj se këto zgjedhje do të dështojnë.

“Prapë ne do ta humbim fytyrën tonë. Nëse rezultati është nën 10 për qind niveli pjesëmarrjes. Mos të bëjmë hajgare. Ne jemi duke e mashtruar veten. Edhe aleatët të lënë për të dështuar, në mënyrë që ta tregojnë vendin”, tha Haradinaj.

Ai tha se u insistua me ‘budallakinë e vendit tonë’ që të mbahen zgjedhjet sërish atje.

“E kemi ngrirë kokën e kemi thënë ne jemi shtet, e kemi Kushtetutën, i kemi ligjet i shpallim zgjedhjet. E ku kemi mbërritur? Mos me pas ardhur amerikani që të na nxjerrë nga aty, kishim mbetur në të”, theksoi ai./PrishtinaPress/

Exit mobile version