Site icon PrishtinaPress

Haradinaj mirëpret njohjen nga Sudani: Ky hap forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Sudanit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit.

“Për Kosovën, avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka vlerësuar rolin e Presidencës në këtë proces, duke theksuar se angazhimi duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë.

“Në këtë rast, Presidenca ishte në krye të detyrës për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë. Urime, Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version