Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Mirënjohës vullnetarëve që ofrojnë ndihmë për fëmijët me autizëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpizë “Autizmi Flet” në tregun e fundvitit në Prishtinë, për të shprehur mbështetjen ndaj stafit dhe vullnetarëve që ofrojnë ndihmë për fëmijët me autizëm.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka vlerësuar punën e palodhur të stafit dhe vullnetarëve të organizatës “Autizmi Flet”.

“Vlerësova punën e palodhur të stafit dhe vullnetarëve të organizatës ‘Autizmi Flet’ në angazhimin e tyre humanitar. Mirënjohje të veçantë ndaj të gjithë atyre që po punojnë për këta fëmijë të cilët kanë nevojë për përkrahje që të ndjehen të barabartë në shoqëri”, tha ai.

Exit mobile version