Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur edhe për vizitën e tij në Amerikë.
Ai ka thënë se ka marrë mbështetje nga zyrtarë të lartë të këtij shteti për përkrahje të vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Në bisedat që kemi pas na inkurajonë që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë por edhe na kanë dhënë përkrahje për proceset integruese”, ka thënë Haradinaj.