13.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj merr urime nga 2 shtete me 3 ditë vonesë

Në adresën e kryeministrit Ramush Haradinaj erdhën dhjetëra urime nga homologët e tij, por dy mbërritën si vonë.

Vetëm dje, kur u bën 3 ditë nga shënimi i Ditës së Pavarësisë, Haradinaj ka publikuar letrat e kryeministrit estonez dhe atij të Luksemburgut, shkruan Gazetametro.net.

Haradinaj, megjithatë, ka thënë se kishte kënaqësinë të pranojë dy urime për dhjetëvjetorin e shtetit, megjithëse ato klishin ardhur pakëz me vonesë.

“Sot kisha kënaqësinë të pranoj urime për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nga homologët e mi të dy shteteve mike, Estonia dhe Luksemburgu”, shkruan i pari i Qeverisë.

Madje, urimet për kryeministrin duket se nuk kanë ardhur shumë nga kujdesi i homologëve, por nga ftesat që Kosova ua kishte bërë atyre. Kjo përmendet në letrën e kryeministrit estonez, Juri Ratas. Ai e falënderon Haradinajn për ftesën, por i thotë se s’mund të vijë.

“Ju faleminderit për ftesën e përzemërt për të marrë pjesë në shënimin zyrtar të përvjetorit të dhjetë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Më vjen keq që nuk do të mund të marr pjesë personalisht në ceremoninë solemne në Prishtinë më 18 shkurt’, i shkruan Ratas.

As kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, nuk pranoi të vinte në Kosovë, duke thënë se në këtë ceremoni do të merr pjesë i ngarkuari me punë në ambasadën në Prishtinë.

Ndryshe, me ftesë të kryeministrit e presidentit në Kosovë morën pjesë personalitete të larta të vendeve mike të Kosovës, ndërkaq munguan ata që nuk kanë marrëdhënie të mira diplomatike.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img