1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj merr urim për Vitin e Ri nga Presidenti i Këshillit Evropian

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se ka marrë urime të shumta për festat e fundvitit, ndërsa në mesin e urimeve ka thënë ta ketë pranuar edhe një nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Haradinaj po ashtu ka thënë se Kosova, me miqtë ndërkombëtarë, do të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Ky është postimi i tij:

Kam pranuar një numër urimesh, nga personalitete botërore, për festat e fundvitit, me dëshirat për një Vit të Ri me më shumë suksese në Kosovë.

Në mesin e urimeve kam pranuar edhe atë të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk. Kam falënderuar dhe uruar, njëkohësisht, udhëheqësit e qeverive botërore për një Vit të mbarë.

Me miqtë ndërkombëtarë, Kosova do ta përmbushë synimin e saj për të qenë pjesë e familjes së përbashkët europiane dhe anëtare e organizatave botërore.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-merr-urim-per-vitin-e-ri-nga-presidenti-i-keshillit-europia-482376/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img