Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ende është duke u mbajtur në Francë për akuzat që i ka ngritur Serbia për krime lufte.
Edhe pse Tribunali i Hagës e shpalli të pafajshëm, fletëarrestet nga Interpoli ende nuk janë hequr, ku kjo rezultoi me arrestimin e ish-komnadantit të UÇK-së.
Por, Haradinaj është duke marr mbështetje nga ndërkombëtarët dhe jo vetëm. Në Francë për ta vizituar Haradinajn ka shkuar njëri prej aktivistëve të dalluar të UÇK-së, Bajram Hoti.
Hoti në vizitën e bërë në Francë tek Haradinaj, i ka dhuruar një shenjë të UÇK-së, të cilën lideri i AAK-së e vlerësoi shumë lartë./PrishtinaPress.eu/