Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën ku po diskutohet për vendimin për rritje të çmimit të rrymës, ka thënë se vendimi për rritje të çmimit të rrymës është diskriminues dhe e dëmton qytetarin.
“Rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për qytetarët. Viktimat e radhës nga shtrenjtimi do të jenë sipërmarrësit”, u shpreh ai.
Haradinaj tha se Kurti çdo ditë po e vërteton që është mashtrues. Sipas tij, kjo vërtetohet me vendimin për rritje të çmimit të rrymës, pasi i njëjti sa ishte në opozitë premtonte që do ta ulë çmimin, ndërkaq me ardhjen në pushtet nuk e mbajti atë premtim.
“Qeveria Kurti është mashtrim. Në vend të punës dhe realizimit të premtimeve, Kurti vetëm ankohet në qeveritë e kaluara. Mbi 100 milionë euro i ka dhënë për subvencion të energjisë elektrike, e prapë po e ngritë çmimin. A mos Vetëvendosje po krijon fonde të zeza?”, tha Haradinaj.