6.1 C
Pristina
Friday, February 7, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj me mesazh për policinë: Ta ndëshkojmë me instrumentin e demokracisë mendësinë e keqe të disa individëve

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka dalë me një mesazh për Policinë e Kosovës.

Ai i ka falënderuar ata për shërbimin që po i bëjnë vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet ta ndëshkojmë vetëm me instrumentin e demokracisë, mendësinë e keqe të disa individëve

“Policisë së Kosovës, E ndjej në zemër dhe shpirt, atë që e përjetoni çdo ditë. Ju besoj sepse jeni betuar për jetën tonë. Kosova është familja juaj, për të cilën në frontet e shumta të sigurisë, ju e keni dhënë jetën. Netët e ftohta, sidomos në agun e mëngjesit janë ato më të gjatat. Në ato momente kujton e mendon gjithçka, por ajo që të mban gjallë është dashnia për atdheun e familjen. Kujdestarinë në atë gjendje e kupton dhe e ndjen familja juaj, e ndjejnë luftëtarët e lirisë, e ndjejnë qytetarët e ndershëm. Që ta kemi gjumin e qetë në familjet tona, që Kosova të ndjehet e sigurtë, jeni ju vajzat e djemtë që po shërbeni me dinjitet e përkushtim”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, më 9 shkurt duhet të dënohet mendësia e keqe qeverisëse.

“Duhet të përfundoj kjo ëndërr e keqe, që e solli në kushte të vështira shpesh herë gjendjen tuaj, për kushtet më jetike që duhet t’i ketë një Polic/e. Për shkak të krenarisë që ju e mbani dhe e meritoni, nuk dua t’i përmend të gjitha dështimet e kësaj qeverie në largim në raport me sigurinë. Janë shumë gjëra që s’thuhen e sigurisht e di që ju i përjetoni, i ndjeni dhe i rrëfeni vetëm para atyre që ju besoni. Natyrisht edhe ju votoni. E di që e keni mendu gjatë ndryshimin i cili po ndodhë në Kosovë. Duhet ta ndëshkojmë vetëm me instrumentin e demokracisë, mendësinë e keqe të disa individëve. Populli është gjithmonë me ju, sepse ju i shërbeni vetëm popullit. Jemi falenderues e mirënjohes, familjeve tuaja për kohën që ju iu mungoni, përderisa shërbeni për ne dhe nuk kurseni asgjë për Kosovën. Nderime!”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img