1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Me logjikën e Murat Mehës, kryetari i Zubin Potokut do të thotë se s’kemi kadastra për Ujmanin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk i ikin takimeve për demarkacionin me Malin e Zi, porse kryeministri Isa Mustafa duhet të reflektojë. Ai ka thënë se deklarimi i Mustafës për ta riproceduar këtë version është fantazi e tij, pasi nuk ka vota për të.
Në një takim me qytetarët e Kosovës ai ka thënë se janë para dy sfidave të mëdha që mund të shkaktojnë çrregullime të përhershme: demarkacioni me Malin e Zi dhe marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe.
Për Asociacionin ai tha se Qeveria ka dalë jashtë Kushtetutës.
“Me Asociacionin do të shkonim në një eksperiment ku do t’i krijonim dy Kosova. Është fat i madh që rezistenca, puna që ka bërë opozita, qytetarët, mediat, shoqëria civile dhe njerëzit e partive në pushtet, e kanë ndal dhe nuk ka nevojë të vazhdohet me të”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se jep përgjegjësi nëse dikush e gjen një hartë që thotë se kufiri me Malin e Zi ka qenë në Kuqishtë.
“E vetmja herë që dikush njoftoi se kufirin me Malin e Zi e kemi në Kuqishtë, është komisioni ynë shtetëror, me Murat Mehën. Të gjithë dokumentet vërtetojnë se kufiri është në Çakorrë dhe Kullë. Me këtë logjikë siç ka vepruar Komisioni, kur e ndajmë kufirin me Serbinë, kryetari i Zubim Potokut mund të thotë që nuk kemi kadastër për liqenin e Ujmanit. Imagjinoni në çfarë kurthi ka hyrë Kosova”, u shpreh kreu i AAK-së.
Ai shtoi se energjia e Qeverisë nga këto dy tema do të duhej të fokusohet për votimin për Ushtrinë, Trepçën, luftimin e korrupsionit, ligjshmërinë për veriun dhe dialogun me reciprocitet me Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve se me pengimin e demarkacionit është ndal liberalizimi i vizave, Haradinaj tha se janë dy çështje që ndikojnë në liberalizimin e vizave siç: disponimi tek qeveritë në BE dhe vlerësimi për shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit në Kosovë.
Ndërkaq, i pyetur se a do ta bënte një koalicion me PDK-në, ai tha se nëse shpallen shpejt zgjedhjet nuk e di si do të dalin rezultatet. Por, shtoi se zgjedhjet do të ndryshojnë shumë skenën politike dhe se qytetarët janë lodhur nga qeverisja shumëvjeçare e PDK-së.
Duke folur për LDK-në, Haradinaj u shpreh se rogovizmi është prishur nga një person – brenda një nate. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img