Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me kryetarët e komunave të vendit.
Haradinaj, gjatë takimit me kryetarët e komunave ka thënë se nga puna e përbashkët kanë arritur që t’i kuptojnë veprimet që mund t’i ndërmarrin, raporton lajmi.net.
“Këto veprime i kemi identifikuar që në start. Gjatë kësaj periudhe janë marr mbi 50 vendime, pra janë aprovu tri ligje për dhënie në shfrytëzim të pronës”, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka thënë se çështja e bartjes së pronave ka qenë e qëlluar edhe pse ka pasur kritika.