Site icon PrishtinaPress

Haradinaj mbledh strukturat e partisë dhe partnerët: Motiv i bashkimit tonë është dashuria për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i drejtuar nga ai, si dhe strukturat e partisë kanë përmbajtje dhe i përbërje me njerëz që e duan Kosovën dhe që e orientojnë në kursin e duhur euroatlantik.

Kështu ka thënë Haradinaj në iftarin e shtruar sonte me struktura të AAK nga të gjitha nivelet e organizimit.

“Sonte sofrën e iftarit e patëm në Prishtinë, me kolegë të strukturave të kryeqytetit, asambleistë dhe drejtorë komunal si dhe partnerët nga NISMA, Klubi Konservator dhe Forumi Intelektual E-30. Bashkimi ynë ka përmbajtje, me njerëz që e duan Kosovën dhe dinë ta orientojnë në kursin e duhur euroatlantik”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se me partnerët i bashkon dashuria për vendin.

“Vlerat e përbashkëta dhe dashuria për vendin na kanë bashkuar për të ndërtuar alternativen tonë më të mirë politike për qytetarët e vendit tonë”, është shprehur Haradinaj.

Exit mobile version