2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Mbështetja për AAK-në po masivizohet, Qeveria Kurti po e largon Kosovën nga aleatët e saj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Shtime e Reçak, ku tha se mbështetja për grupin opozitar rreth saj po masivizohet.

Haradinaj tha se dita-ditës, qytetarët po e shohin AAK-në si alternativë për një Kosovë stabtile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.

“Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë”, tha ai.

Tutje, ai tha se gjatë bashkëbisedimit, me qytetarë ndanë shqetësimet për situatën e krijuar në vend dhe kahjen, sipas tij, të rrezikshme që po i jep Qeveria Kurti, duke e larguar Kosovën nga aleatët e saj të sigurisë e dukë rrëshqitur nga synimi jetik, anëtarësimi në NATO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img