0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se i ka njoftuar qytetarët në Obiliq se “marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër”.

“Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se roli i tij dhe i Aleancës është që të ndihmojë këtë proces e të mos e dëmtojmë vendin në temat ku kërkohet unitet politik.

“Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka thënë tutje Haradinaj.

Ndryshe, sot vetëm Haradinaj nga liderët opozitarë i ka shkruar në takim kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img