Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Majlinda dhe Nora janë krenaria e shqiptarëve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj që po mbahet padrejtësisht në Francë, ka uruar xhudistet kosovare për sukseset në kampionatin evropian.

Haradinaj ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare për të shkruar një status për dy xhudistet kosovare dhe trajnerin Driton Kuka.

Ndër tjera, Haradinaj ka thënë se xhudistet janë krenaria e gjithë shqiptarëve.

“Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe krenaria e shqiptarëve. Janë inspirimi im”.

“Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën. Ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua. Unë besoj në ju dhe në popullin tim”, shkroi Haradinaj.

Exit mobile version