Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Maas e rikonfirmoi mbështetjen e pa rezervë të Gjermanisë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se Qeveria gjermane e konsideron të gabueshme nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, shkruan prishtinapress.eu

Maas në një intervistë për “Stuttgarder Nachrichten”, po ashtu ka folur edhe për reformat që kanë ndodhur në Kosovë.

Pas këtyre deklaratave, kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, ka thënë kjo deklaratë e ministrit Heiko Maas, rikonfirmon mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore.

Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.”

Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës.

Exit mobile version