1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: LVV e ka përdorur të njëjtën luftë hibride si Rusia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur të njëjtën luftë hibride si Rusia.

Haradinaj thotë se është për çudi se të njëjtën gjë që ka thënë Rusia dhe Serbia për Kosovën e ka thënë edhe LVV sa ishte në opozitë.

“Unë kur fola për luftën hibride që pikënisjen e ka në Moskë, pastaj vazhdon në Serbi e rajon, ku ata kanë influencë ata çdo herë e kanë quajtur Kosovën shtet të dështuar…, mafioz, i kriminalizuar dhe i kanë akuzuar amerikanët dhe evropianët që po përkrahni një krijesë fiktive që nuk është shtet. Është për çudi se po këtë e ka thënë në mënyrë identike Vetëvendosje për 20 vjet, pra LVV dhe Kurti po aq gjatë sa kanë ekzistuar. P.sh rusët kanë shkuar edhe më larg në atë luftën e tyre hibride, e kanë sulmuar UÇK-në e atëhershme dhe i kanë sulmuar bartësit e përgjithësive të UÇK-së në vazhdimësi dhe ndodh edhe më i sulmu edhe sot për luftën në Ukrainë”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se kjo parti me politikën e saj është munduar ta mbrojë Kosovën nga Amerika, BE, e nga UÇK-ja.

“Z.Thaci dhe kolegët tjerë po përballën me akuza, unë dikur jam përballë dhe vazhdojnë më këtë luftën hibride. Mund ta gjeni LVV në këtë pozitë të luftës hibride deri në ardhjen në pushtet, pra LVV ka dashur më e mbrojte Kosovën nga Amerika, nga BE, nga UÇK-ja, nga opozita e korruptuar, nga mediat, e ndonjë rast të caktuar nga një herë edhe nga Putini e Serbia…”, ka deklaruar Haradinaj në Tëvë1.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img