1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj lavdëron komisionin e Bulliqit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka lavdëruar punën e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

Sipas kryeministrit puna e palodhshme dhe e mbështetur në fakte e këtij Komisioni argumentet e të cilëve ndihmuan shumë lidershipin politik për të marrë vendime të duhura shtetërore, e veçmas puna e e tyre i ka ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me ratifikimin e Marrëveshjes i dhanë përgjigje një çështjeje që kishte mbetur pezull plot tre vjet.

“Pjesë e marrëveshjes së ratifikuarr është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që na obligon të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. Përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje”, ka shkruar Haradinaj.

Bashkë me statusin Haradinaj ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të një takimi me anëtarët e komisionit Bulliqi.

Raporti i Bulliqit është futur në projektligj si pikë orientuese bashkë me raportin e komisionit Meha dhe marrëveshjen e dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Malit të Zi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img