Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i lidhi protestën e veteranëve sot dhe përgjimet e publikuara mes shefes së GP të Vetëvendjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Srpska, Sllavko Simiq, me “luftën hibride” të presidentit serb Vuçiq kundër Kosovës.
Haradinaj i është drejtuar me një thirrje kryeministrit Kurti për t’i tërhequr “sejmenët e tij” dhe t’i lëjë të protestojnë qytetarët.
“Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta për vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë”.
Haradinaj i shprehi mbështetje protestës së paralajmëruar për sot të veteranëve.
Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar Haradinaj.