4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj, Kurtit: Për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për raportet me Shtetet Bashkuara të Amerikës janë për të fshehur mospajtimet e tij.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerë.

“E para, Kosova është aleat në çështjet e sigurisë globale dhe kjo nuk mund të ndryshojë asnjëherë, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë. Kjo është, jo vetëm përcaktim por edhe orientim i pandryshueshëm i yni”.

“Deklaratat e kryeministrit se, jo për gjithçka pajtohemi me Shtetet e Bashkuara, janë përpjekje dëshpëruese të tij për të fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë. Për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët! Siguria e Kosovës dhe Rajonit, garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, posaçërisht me ShBA dhe duke u bërë pjesë e NATO-s!”, ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img