Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të MINT kundër Klan Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se nuk mund të mbyllen mediat në një vend evropian.
Ai tha se Kurti duhet të heqë dorë nga ky vendim i çmendur dhe duhet të kërkojë faljë ndaj popullit e gazetarëve të Klan Kosovës.