8.5 C
Pristina
Monday, November 4, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj – Kurtit: I thojshe shko Hashim, prej që erdhe ti nuk po shoh që dikush pa hajër

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Kosova ka secilën herë më pak banorë, sepse vendi po pakohet. Kështu u shpreh teksa hedhi akuza ndaj qeverisë për mos-shpenzimin e buxhetit, sipas tij kryeministri ynë nuk e ka shti asnjë cent në projekte strategjike.

“Kërkohet llogaridhënie në shoqëritë e tjera për ata që nuk e kanë zbatu ligjin për buxhetin”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh kritikues ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e pyetur se përse ia ka marrë inati shtetit të Kosovës.

“Ke kriju kaos në pagat e sektorit publik. Nuk e kuptoj pse ja ke marrë inati shtetit tond, të punësuarve në sektorin publik, pse i vetmi rajon që si rritet rroga është polici i Kosovës, ushtari i Kosovës, pse nuk i rritet rroga doganierit, AKI-së, çfarë inati ke me ta pse nuk jua rritë rrogat. Siguria është çështje serioze në Kosovë. Pse ja ke marrë inati mësuesve të Kosovës për 50 euro i mban shkollat mshelë, e i jep qindra milionë euro për çështje palidhje, çka është problem yt me këtë vend”, tha Haradinaj.

Ashtu siç kurti i kërkonte Thaçit, “shko Hashim”, edhe Haradinaj i tha Kurtit “shko Albin”.

“Nuk ka mju nënshtru Kosova një logjike të një njeri asnjëherë, I ke thanë Hashim Thaçit, shko “Hashim ”, ta dish shkoi Hashimi prej që ke ardhë ti nuk po shoh që dikush ka pa hajër prej teje. Edhe une po të them shko Albin se spo qet dritë, vec nuk muj me të thanë shko atje ku janë ata”, tha Haradinaj.

Po ashtu pati Kritika edhe për nepotizëm, duke thënë se nëpër kabinete secili ka familjarë në pozita kyçe.

“Na ke thanë më herët kusheritë janë për dasma, për shtëpija, nuk e ki një në kabinet që se ka naj baxhanak a kusheri në pozita kyçe. Pate qef me kap edhe gjyësorin, të ka mbet merak”, u shpreh ai.

Ndërsa, sa i përket buxhetit, Haradinaj u shpreh “Ti e ki një strategji përfide sa I përket buxhetit, po don me I lodhë njerëzit e komunat, sipërmarrësit, po don mi lodhë qytetarët që ata me u kthy në sllavë që ata me u varë prej teje kur ia jep një lëmoshë. Kjo është strategjia jote”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img