0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kurti po bën gabim të tmerrshëm, mund të ketë pasoja të rrezikshme për vendin

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj sot ka mbajtur takim me qytetarë të Vushtrrisë, ku ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar në vend, për të cilën thotë se tanimë është përkeqësuar. 

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ku publikoi fotografi nga ky takim tha se Qeveria Kurti nuk e menaxhoi si duhet procesin e dialogut, duke bërë gabim pas gabimi, që kulmuan me lëndimin e raporteve me aleatët amerikanë, të cilët ishin me Kosovën në të gjitha fazat e rrugëtimit drejt lirisë, Luftës Çlirimtare dhe shtetndërtimit.

“Largimi nga këshillat dhe kërkesat e tyre, pikërisht në fazën finale kur pritej përmbyllja e Marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, është gabim i tmerrshëm.

Këto politika të dëmshme, mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme për vendin, deri në karantinimin nga bashkësia ndërkombëtare. Kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneqësia e tij, dhe mos t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img