Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Kurti nuk diti ta analizojë situatën, u kyç në tema që ishin të mbyllura

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për qasjen e ish-kryeministrit Albin Kurti në temën e ndarjes së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Kurti është qasur në temat që tashmë ishin të mbyllura.

Sipas tij, kjo ka ndodhur sepse mund të mos ketë pasur informacione të bollshme.

“Kryeministri Kurti nuk ka ditë me analizu gjendjen. Ai ka riciklu tema. Ai është kyçur në tema të mbyllura. Ndoshta sepse nuk ka pasur kontakte me diplomatë e njerëz të tjerë. Rreziku i ndarjes ka qenë i tejkaluar. Është tejkaluar para dorëheqjes time. Me gjasë, Kurti ose nuk u ka besuar këtyre informatave ose nuk ka pasur informacione të bollshme”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka folur edhe për ish-Këshilltarin e Sigurisë Nacionale të SHBA-së, John Bolton, për të cilin ka thënë se ka respekt.

“Për z. Bolton kam respekt. Ai është luftëtar i madh, ai është trim, lufton për stemat e veta. Respekton argumentin e palëve. Përkundër fuqisë që e ka pasë, ai ka ditë me ta respektu argumentin tënd”, theksoi Haradinaj.

Exit mobile version