4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kurti nga kafetë me serbë në zyrë të Demaçit, e pastaj në burg në Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka diskutuar me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve, si dhe ish-udhëheqës të UÇK-së.

Haradinaj tha se sakrifica për liri është e të gjithëve dhe sipas tij kushdo që ka bërë sakrificë për liri e ka bërë për kombin.

“Çdo brez i atyre që kanë bërë sakrificë për liri, ndjen respekt për pasardhësit gjithashtu ndjehet i fyer kushdo që e fyen sakrificën e kujtdo për liri. Një besim që ka lind në sakrificë, që nuk ka qenë i lehtë me e fitu e nuk ka qenë i lehtë me u mbajt, kjo qeveri i ka fut thikë pas shpinës. Kurti dhe kjo qeveri i ka ngul thikë pas shpine sakrificës tonë për liri, kategorive të lirisë. Sjellja e Kurtit ndaj kësaj kategorie është jonjerëzore dhe joshtetërore dhe joinstitucionale. Unë jam veteran, kam emër e mbiemër, nuk jam Albin Kurti që prej kafeve që i ka pi me serbë ka shku në zyrë të Demaçit e prej aty në Serbi në burg. Nuk jam Mimoza Kusari, e unë e di a janë kanë veteranët e vërtetë a jo”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img