Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Kurti ka dhënë para për ta shkarkuar Lulzim Hetemin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti, ka dhënë para për ta shkarkuar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

“A ky është sovraniteti, ky është ligji a? Me dhënë pare të Kosovës, që të bëhet peticion për ta shkarkuar Lulzim Hetemin”, u shpreh ai.

“Për herë të parë është ka ndodh peticion, peticioni si e drejtë i është dhënë vetëm serbëve në veri, s’ka pas të drejt peticioni dikush në Kosovë përveç serbëve të veriut. Paret për këtë peticion i paguan Kosova, Albin Kurti e ka nënshkruar, i jep buxhet KQZ-së për këtë”, shtoi Haradinaj.

“Me ndihmën e serbëve të veriut është ka e rrëzon vëllain e dëshmores prej kryetarit”, tha gjithashtu i pari i AKK-së në Rubikon.

Exit mobile version