1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kurti është në gjendje me ia shti flakën Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se për gati tri vite, Qeveria Kurti nuk ka bërë thuajse asgjë në të mirë të vendit.

Në një intervistë për Telegrafin, Haradinaj tha se nën drejtimin e Kurtit, Kosova është kthyer prapa në shumë aspekte.

Ai përmendi ekonominë, sigurinë, politikën e jashtme, e po ashtu koston e jetesës, duke e ndërlidhur kështu me rritjen e faturave të energjisë elektrike gjatë dhjetorit.

Deklarimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti se mund të ketë sërish sulme në veri nga grupe të armatosura, Haradinaj i quajti të koordinuara me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“E shoh rrezikun në veri, por rreziku vjen nga strategjia e Kurtit”.

Madje ai shkoi edhe më larg, duke thënë se Kurti është në gjendje me ia shti flakën Kosovës, vetëm që ta ruajë popullaritetin dhe pushtetin e tij.

“Kurti, duke e pa gjendjen jo të mirë në ekonomi, e problem të tjera me korrupsionin, ai shpreson me incidente në veri, në nacionalizëm për me e rritë “ratingun”. Kurti është në gjendje me ia shti flakën Kosovës, vetëm që ta ruajë popullaritetin dhe pushtetin e tij”, deklaroi ai.

Duke folur për Asociacionin, Haradinaj tha se do duhej Kosova ta propozonte një Draft – Statut, e tani sipas tij, dokumenti i Asociacionit quhet 1244, që i bie kthim para “Pakos së Ahtisaarit”.

Haradinaj, 2024-ën e quajti vit zgjedhor.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img