0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kurti dhe Konjufca, më të këqij se Rrahman Morina, ka me i vra Zoti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca me kryetarin e Partisë Komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta, Rrahman Morina.

Duke folur për mospërfshirjen e veteranëve të UÇK-së në Ligjin për Pagën Minimale, Haradinaj tha se liderët e shtetit të Kosovës po veprojnë edhe më keq se politikani komunist.

“Kam kujtu që jam duke jetu te shqiptarët. Nuk më ka shku kurrë mendja që në Kosovë dhe te shqiptarët vjen dikush si Rrahman Morina që kur e rrit pagën minimale, e heq UÇK-në. Unë Rrahman Morinën nuk e kam mbërri, nuk kam qenë këtu, po këta [Albin Kurti dhe Glauk Konjufca] po më duken fytyrë më e keqe kur po i shoh në atë qëndrim”, tha Haradinaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.

I pari i AAK-së tutje shtoi se me çështjen e veteranëve të rrejshëm duhet të merren organet e drejtësisë.

“Nuk është në rregull që në emër të disa veteranëve të rrejshëm të dëmtohen gjithë ata njerëz të ndershëm, luftëtarë të zotë, familje të ndershme, njerëz që i kanë me nevojë këto pare, njerëz që i lënë në këtë ekonomi këto pare. Është rrezik çka është duke ba ky njeri”.

“Nuk ka me i shku mirë, besoni, e vret Zoti, le t’ia ndal atij që ka, le të m’i ndalë mu që i kam të hyrat e mëdha, por mos i prek ata njerëz, atë kategori, se nuk bën ashtu”, u shpreh Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img