1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kundër masave të reja: Qeveria po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë kundër masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi sipas tij për papërgjegjësitë e tyre dhe keqmenaxhimin e situatës, qeveria po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar. 

Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndieshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që do të hyjnë në fuqi nga nesër. Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img