Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot vëllaun e tij që vdiq pas mbarimit të luftës në Kosovë, Enverin.
Haradinaj tha se Enveri mbijetoi plagët e luftës, por e vranë pas shpinës në liri.
Ai mallkoj duart që vranë shqiptarët tradhëtisht.
“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine.
Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri.
Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht”, tha ai.