Site icon PrishtinaPress

Haradinaj kujton të rënët në Likoshan e Qirez

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Likoshan e Qirez, 26 vjet më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se flijimi i tyre ishte frymëzim për brezat.

“Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version