Site icon PrishtinaPress

Haradinaj kujton sakrificën e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar dhe nderuar të rënët e 24 majit të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.

Ai tha se pjesëtarët e këtij batalioni u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja.

“Batalioni Gardist ‘Shkelzen Haradinaj’ i udhëhequr nga komandanti Abdyl Mushkolaj, përbëhej nga luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, trimërinë e të cilëve e njoha në frontet e luftës. Ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja”.

“Me dhembje e krenari, sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë sakrificën tyre, flijimin dhe vetëmohimin. Të skalitur në histori emrat e tyre: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami. Heroizmi i tyre u trashëgoftë”, shkroi Haradinaj në Facebook. 

Exit mobile version