-0.5 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj kujton një shprehje të Thaçit në Hagë: Mund t’na burgosin trupin, por mendjen asnjëherë

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Duke folur për përvojën e tij në këtë institucion, Haradinaj e cilësoi veten dhe të tjerët si të burgosur politikë, duke theksuar se ndonëse fizikisht ishin në burg, mendërisht mbetën të lirë.

“Ndjenja e të festuarit në burg, në burgun klasik nuk mund të ndihet asgjë mirë, por ne nuk ishim në një burg tamam burg, por ne ishim të burgosur politik dhe mendoj që edhe sot e tutje janë të burgosur politik. Të jesh i burgosur politik në shekullin 21, nga një gjykatë që e quan veten elitare, që është formuar për elitare dhe që do ta ndajë drejtësi të paanshme e njëkohësisht është një gjykatë e cila shkel të gjitha të drejtat e njeriut edhe më elementare. Të drejta të njeriut të cilat nuk i ka shkelur, ose të them rrallë i kanë shkelur edhe gjykatat e ish-Jugosllavisë”, tha Haradinaj.

Ai solli në kujtesë një shprehje të ish-presidentit Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Hagë.

“Sa i përket ditës së Pavarësisë, mund ta them një shprehje të Hashimit që tha “ata kanë mujt me na burgos fizikisht, trupin, por mendjen s’mund të na robërojnë asnjëherë”, u shpreh ai më tej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img