11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kujton Nikë Hajdarajn, Zef Gjokajn e Çëlë Ukajn: Shembulli i tyre mbetet motivues dhe udhërrëfyes për brezat e rinj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar Nikë Hajdarajn, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukajn në përvjetorin e tyre të rënies. 

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ata lirinë e Atdheut e kishin vënë para jetës së tyre.

“Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj, Çelë Ukaj, luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur. Kisha nderin që me ta t’i ndajë sfidat e luftës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se shembulli i tyre mbetet motivues për brezat e rinj.

“Shembulli i tyre mbetet motivues dhe udhërrëfyes për brezat e rinj, frymëzimi ynë në çdo moment të angazhimeve për një Atdhe siç ata e ëndërruan.

Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img