1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj kujton ngjarjet e 13 prillit 1999: Duke e parë fundin që po i vinte nga UÇK dhe NATO, forcat serbe u hakmorrën ndaj civilëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e 13 prillit të 1999 në Studenicë të Istogut dhe Fshatit të Vjetër të Ferizajt.

Haradinaj ka thënë se armiku kishte shtuar terrorin atëherë kur e kishte parë se po i vjen fundi.

“Duke e parë fundin që po i vinte nga humbjet e njëpasnjëshme të shkaktuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO, forcat pushtuese të Millosheviqit, në prillin e 1999 e shtuan edhe më shumë terrorin ndaj popullatës civile shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka treguar se armiku pasi kishte vrarë anëtarët e një familje, trupat i kishte hedhur në bunar.

“Në fshatin Studenicë të Istogut muaji prill sjell dhimbje e kujtime për nëntë bashkëkombas që regjimi serb u mori jetën në mënyrën më barbare, tetë anëtarëve të familjes Lipaj dhe një të familjes Zeqiraj. Të rrethuar në shtëpi nga forcat kriminale serbe, ata u nxorrën jashtë në oborrin e shtëpisë ku u ekzekutuan nga afërsia. Pas ekzekutimit, armiku trupat e tyre i hodhi në bunarin afër shtëpisë, të cilin më pas e shkatërruan për t’i humbur gjurmët e krimit monstruoz”, ka treguar Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe ngjarjen e rëndë në familjen Zeka dhe Hoxha të Fshatit të Vjetër të Ferizajt.

“Armiku nuk u ndal, në po të njëjtën ditë, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, dora barbare serbe ekzekutoi pa mëshirë shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy anëtarë të familjes Hoxha. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe aspironin lirinë e atdheut.

Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është motiv për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img