Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm dhe dogjën mbi 250 shtëpi.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë masakër duke thënë se pushtuesi serb e bëri këtë në tentim të zhbërjes së qenies shqiptare.
“Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë derisa përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.